Beogradi ia merr lejen e punës “Jugobankës” në Mitrovicë

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 11:07 | Nga

Këshilli Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë ka marrë të hënën vendim që t’i merret licenca për punën “Jugobankës” në Mitrovicë (pjesën veriore – plotësim ynë), ndërsa punët e saj t’i marrë Banka e Kursimeve Postare të Beogradit, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Në filialat e “Jugobankës” dhe të bankave të tjera të Serbisë e të republikave të tjera të ish-Jugosllavisë në Kosovë kanë përfunduar qindra milionë kursime revizore të shtetasve të Kosovës, për kthimin e të cilave askush nuk merret në Kosovë, madje nuk ka pasur informacione nëse këto kanë qenë temë bisedash në Bruksel midis delegacioneve të të dy vendeve (Serbia është njohur si trashëgimtare e Federatës së Jugosllavisë).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme