Beogradit i djeg që Amerika promovon filmin boshnjak për gjenocidin serb në Srebrenicë

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Revista amerikane “Variety” i ka dhënë një vlerësim të lartë filmit boshnjak “Quo Vadis, Aida?” dhe se i njëjti duhet të fitojë çmimin Oskar. Mediat serbe e kanë quajtur këtë propagandë amerikane kundër Serbisë, raporton Gazeta Express.

Novosti ka shkruar se filmi është i diskutueshëm pasi një ushtar serb prezantohet në kërkim të një delegacioni të muslimanëve nga Srebrenica, si dhe ai prek një grua përfundi veshjes së saj, teksa sipas tyre në arkivat origjinale shfaqen ushtarët serbë që e lejojnë gruan nga delegacioni që të hyjë brenda.

Mediat serbe kanë reaguar edhe për postimin e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton e cila ka rekomanduar që të shikohet filmi boshnjak që tregon ngjarjen e gjenocidit të Srebrenicës.

Të ngjashme