Beqa bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit: Heroizmi i tyre i përjetshëm

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa ka vizituar shoqatën e OVL të UÇK-së në Has, si dhe ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit, raporton Ekonomia Online.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoja Shoqatën e OVL të UÇK-së në Has, ku u pritëm përzemërsisht nga kryetari z. Xhevdet Thaçi dhe shumë veteranë të luftës. Një falënderim i veçantë për mikpritjen dhe respektin e treguar”, tha ai.

Beqa ka shkruar se gjithashtu, pata nderin të bëj homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të Hasit, aty ku prehet lavdia dhe sakrifica për lirinë që gëzojmë sot.

“Kujtimi dhe heroizmi i tyre do të mbetet përjetësisht në zemrat tona. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kosovës!”, ka thënë Beqa.

Të ngjashme