Berisha lajmëron protestë më 12 nëntor

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se më 12 nëntor, do të zhvillohet protesta e opozitës, çka do të shënojë sipas tij, fillimin e betejës kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për gazetarët, Berisha u shpreh se në të gjithë vendin po bien “sirenat e alarmit” ndaj gjendjes katastrofale që gjendet Shqipëria, për shkak të keqqeverisjes.

“Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare, nisin me datën 12 nëntor, betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, regjimit të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale, të krijuar nga vjedhjet e mëdha”, tha Berisha.

“Burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria, më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet “, theksoi kryedemokrati. 

Të ngjashme