Bideni shkurton udhëtimin e fundjavës për t’u konsultuar me ekipin e sigurisë kombëtare

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden po shkurton udhëtimin e tij të fundjavës për t’u konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, tha Shtëpia e Bardhë.

Bideni ka qenë për vizitë në Delaware, por do të kthehet në Uashington këtë pasdite.

Shtëpia e Bardhë tha se ai do të diskutojë ngjarjet në Lindjen e Mesme me ekipin e tij të sigurisë, raporton Sky News.

Kjo vjen pasi komandot iraniane kapën një anije të lidhur me Izraelin më herët sot, mes kërcënimeve për një sulm ndaj Izraelit.

Të ngjashme