Bie nga ndërtesa, vdes shtetasi i Shqipërisë

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 11:54 | Nga

Policia njofton se në fshatin Zahaq të Pejës, një shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve ai ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme