Bie sërish çmimi i naftës në Shqipëri

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, ku nafta është ulur me 5 lekë dhe do të shitet në treg me 192 lekë/litri [1.64 euro].

Çmimi i benzinës është ulur me 2 lekë dhe do të shitet me 187 lekë/litri.

Ndërsa, çmimi i gazit është rritur me 2 lekë dhe do të tregtohet me 71 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Të ngjashme