Biznesmeni i vrarë është A.K., dyshohet se u vra nga babai

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi, pronar i kompanisë ndërtuese “Përparimi”, ka mbetur i vrarë, sot pasdite, në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

“Sinjali” raporton se i dyshuar është babai i tij, Skënder Krasniqi, po ashtu afarist i njohur nga Prishtina.

Burime nga policia tregojnë se i dyshuari pas këtij veprimi ka thirrur në polici dhe i ka njoftuar ata lidhur me rastin që ka ndodhur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, shtoi ajo.

Biznesmeni Albert Krasniqi u bë lajm për mediet, pasi para disa ditësh u njoftua se është divorcuar nga ish-miss Kosova, Besa Gashi, pas vitesh martese.

LEXO EDHE:

Të ngjashme