Bleona Qereti: Pasanikët më kanë dhënë miliona

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 09:32 | Nga

Bleona Qereti e ka vënë veten në qendër të vëmendjes lidhur me marrëdhënien që ka me paranë. Ajo u shpreh në një intervistë se për t’u martuar me dikë jashtë dëshirës së saj, ai duhej t’i paguante 1 miliardë dollarë Më pas doli lajmi se ajo ka një pasuri prej 15 milion dollarësh.

Në vazhdën e gjithë këtyre diskutimeve më shpesh të nxitura nga vetë Bleona, ajo ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në ‘Opinion’, ku është pyetur prej Fevziut se ku i gjen paratë dhe kush investon për të. Bleona iu përgjigj duke thënë se është një firmë ajo që investon tek ajo, siç investohet për një markë të çfarëdolloji:’Është një firmë investitorësh që investon ashtu siç do të investonte në çdo brand (markë) tjetër’, ka thënë ajo.

E pyetur nga Fevziu se si pritet që ata ta marrin mbrapsht frytin e këtyre investimeve, Bleona ka thënë se është çështje kohe, duke e krahasuar veten me një pemë që po rritet gjithmonë e më shumë:

‘Kjo do të ndodhë kur kjo pema jote me shumë degë, të fillojë të funksionojë’

Fevziu e ka ndërprerë për ta pyetur se çfarë do të ndodhte nëse kjo pemë nuk do të funksiononte asnjëherë, e Bleona i ka thënë se tashmë ajo ka filluar të funksionojë, pas ‘suksesit tim të parë me ‘Take You Over”.

Ndiqni videon e shpërndarë nga Opinion.al:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme