Bleta mbyt një grua në Serbi

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë.

38-vjeçarja Sanela Kadriç, nënë e një fëmije të mitur, ka ndërruar jetë pasi që u pickua nga një bletë derisa ishte duke mbledhur rrobat.

Tragjedia ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, atëherë kur Sanela nga Leskovci i Serbisë ka filluar të mbledhë rrobat që kishte pastruar paraprakisht.

“Dëgjova të bërtitura, dhe menjëherë ndaloi gjithçka. Nuk e kuptova çfarë po ndodhte. Pas disa minutave u ktheva nga shitorja dhe dëgjova që kishte vdekur. Tmerr! Në këtë pjesë diçka e tillë më herët nuk ka ndodhur”, është shprehur një fqinj i saj, transmeton Alsat.

Të ngjashme