Ekonomia Online
FUNDIT

Bombë para dyerve të Burgut në Tetovë

Bombë para dyerve të Burgut në Tetovë

Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës paraditen e sotme. Bomba e dorës, edhe pse ka pasur të hequr siguresën, nuk ka shpërthyer. Një i punësuar në Burgun e Tetovës, pasi ka parkuar veturën e tij, ka vërejtur mjetin shpërthyes në afërsi të gomës së majtë të makinës së […]

Është hedhur një bombë në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës paraditen e sotme.

Bomba e dorës, edhe pse ka pasur të hequr siguresën, nuk ka shpërthyer.

Një i punësuar në Burgun e Tetovës, pasi ka parkuar veturën e tij, ka vërejtur mjetin shpërthyes në afërsi të gomës së majtë të makinës së tij dhe ka informuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës.

Nga SPB-ja e Tetovës thonë se pas inspektimit në vendin e ngjarjes, bomba e tipit kashikara nga ekipi për anti terrorizëm dhe ekipi për mbrojtje dhe shpëtim është larguar nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt, njofton Alsat-M.

Rasti është duke u zbardhur kurse janë marrë edhe incizimet nga kamerat e sigurisë për rreth dhe po analizohen për gjetjen e autorit.

Të ngjashme