Vizita në Beograd dhe takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka ngjallur reagime të fuqishme në Kosovë, duke pasur parasysh ndihmën e ofruar ndaj popullit ukrainas pas nisjes së luftimeve me Rusinë.
Kosova ishte ndër vendet e para që hapi dyert për një numër të refugjatëve e po ashtu mundësoi strehimin e gazetarëve ukrainas, duke u solidarizuar me vuajtjen dhe vuajtjen e këtij populli.
Ajo se çka bëri më shumë bujë, ishte deklarata e Zelenskyt i cili potencoi qëndrimin mosnjohës të Ukrainës ndaj Kosovës.
Eksperti i politikës së jashtme Bogdan Bondarenko, e cilësoi këtë vizitë të çuditshme.
Ai në Info Magazine deklaroi se ka fare pak informacione rreth kësaj ngjarje.
Sipas Bondarensko, kjo po ndodh për shkak të politikës së jashtme kaotike të Ukrainës.
“Për mua është e pamundur që të krahasohen rastet e Krimesë dhe Kosovës. Kjo është propaganda e Vladimir Putinit, e cila u përdor fillimisht në vitin 2014-të nga rusët, kur ne fillojmë t’i vendosim këto çështje në nivelin e njëjtë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe rastin e Krimesë dhe Ukrainës, është gabimi më i madh që mund të bëhet nga shteti ynë”, tha ai.
“Në përgjithësi mund të them se ka mungesë të informacionit mes propozimeve dhe rezultateve të vizitës për të cilën po flasim. Së dyti, nuk mund të them se shoqëria ukrainase përkrah 100% deklaratat politike që i bëri presidenti jonë”, theksoi Bondarenko.