Ekonomia Online
FUNDIT

Bora mbulon disa pjesë të Gjermanisë dhe Kroacisë, shkaktohen kaos në trafik

Bora mbulon disa pjesë të Gjermanisë dhe Kroacisë, shkaktohen kaos në trafik

Gjermania Jugperëndimore është mbuluar nga trashësia e borës deri në 20 centimetra, duke u shkaktuar kështu kaos trafiku dhe një sërë aksidentesh. Në shtetin e Saarland, të prekura veçanërisht janë rrugët dhe disa makina rrëshqitën e më pas u aksidentuan. Po ashtu, edhe kamionët kishin vështirësi të ngjiteshin në maje, disa prej tyre ngecën dhe […]

Gjermania Jugperëndimore është mbuluar nga trashësia e borës deri në 20 centimetra, duke u shkaktuar kështu kaos trafiku dhe një sërë aksidentesh.

Në shtetin e Saarland, të prekura veçanërisht janë rrugët dhe disa makina rrëshqitën e më pas u aksidentuan.

Po ashtu, edhe kamionët kishin vështirësi të ngjiteshin në maje, disa prej tyre ngecën dhe me pas e bllokuan trafikun.

Shumë drejtues mjetesh ishin të mbingarkuar nga kushtet dhe policia kishte raportuar mbi 100 aksidente deri të shtunën në mëngjes.

Në Kroaci, ishte një histori e ngjashme. Disa rrugë duhej të mbylleshin, duke përfshirë një pjesë të autostradës kryesore Rijekë-Zagreb.

Në Dubrovnik, borëpastruesit ishin në punë duke pastruar rrugët, por për fat të mirë nuk u raportuan aksidente të mëdha, shkruan Euronews.

Të ngjashme