(E plotësuar: 17:10)
Me 9 vota pro dhe asnjë abstenim, Zana Spahiu është zgjedhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së.
Ky votim u mbajt gjatë mbledhjes së sotme të Bordit të RTK-së.
Spahiu do të qëndrojë në këtë post për 3 vjet.
16:52– Bordi i RTK-së mban mbledhje, shqyrton listën përfundimtare të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën sipas njoftimit zyrtar, do shqyrtohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, bazuar në rezultatet e vlerësimit të paraqitura më 13 korrik 2026, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, Bordi ka shqyrtuar edhe veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me këtë proces.

