Bosnja dhe Hercegovina regjistroi 346 raste të reja të Coronavirusit

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orë të fundit, 346 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Deri më tani 146 persona kanë rezultuar pozitivë në Republikën Serbe, 197 në Federatën e BiH dhe tre në rajonin e Brckos. Gjithsej 207 persona u shëruan.

Në 24 orët e fundit, 1126 njerëz u testuan në Federatën e Bosnje-Hercegovinës nga të cilat 197 ishin positive, shkruan klix.ba, transmeton Telegrafi.

Janë raportuar raste të reja në Una-Sana, Bosnjën qendrore, Zenica-Doboj, Herzegovinë-Neretva, Hercegovina, Tuzla, Bosansko Podrinje dhe Kantoni Sarajevo.

Në Republikën Serbe, në 24 orët e fundit u testuan 655 mostra, nga të cilat 146 ishin pozitive. 

Të ngjashme