Ekonomia Online
FUNDIT

Bosnja konfirmon 303 raste të reja me Coronavirus

Bosnja konfirmon 303 raste të reja me Coronavirus

Në Bosnje dhe Hercegovinë, 303 raste të reja të infektuarish me coronavirus u raportuan të premten. Në federatën boshnjake, 1122 mostra u testuan në 24 orët e kaluara, me infeksion u konfirmuan 178 persona, ndërsa në Republikën Serbe, u testuan 546 mostra dhe 125 dolën pozitivë, shkruan klix.ba. Një spital në Banja Luka gjithashtu raportoi […]

Në Bosnje dhe Hercegovinë, 303 raste të reja të infektuarish me coronavirus u raportuan të premten.

Në federatën boshnjake, 1122 mostra u testuan në 24 orët e kaluara, me infeksion u konfirmuan 178 persona, ndërsa në Republikën Serbe, u testuan 546 mostra dhe 125 dolën pozitivë, shkruan klix.ba.

Një spital në Banja Luka gjithashtu raportoi një vdekje të lidhur me një infeksion me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Treguesit e ditës së sotme janë të ngjashme me ato që mbërrinin çdo ditë gjatë gjithë javës sepse kishte pak më shumë se 300 persona të infektuar çdo ditë.

Ndryshe, mumri i përgjithshëm i njerëzve të konfirmuar se janë infektuar në Bosnje-Hercegovinë që nga fillimi i epidemisë tani është pak më pak se 9.800, dhe 275 vdekje janë raportuar zyrtarisht. 

Të ngjashme