Bosnja e Hercegovina ka pranuar sot kontigjentin e parë të vaksinave kundër COVID-19 përmes sistemit COVAX. 23 mijë e 400 doza të Pfizer/BioNTech kanë arritur sot në Bosnje pas disa vonesave, teksa kontigjenti i dytë pritet të arrijë sot gjatë ditës shkruan N1, transmeton Gazeta Express. Bosnja ka porositur gjithsej 1 milion e 232 mijë […]
Bosnja pranon mbi 23 mijë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech

Bosnja e Hercegovina ka pranuar sot kontigjentin e parë të vaksinave kundër COVID-19 përmes sistemit COVAX.
23 mijë e 400 doza të Pfizer/BioNTech kanë arritur sot në Bosnje pas disa vonesave, teksa kontigjenti i dytë pritet të arrijë sot gjatë ditës shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
Bosnja ka porositur gjithsej 1 milion e 232 mijë vaksina përmes COVAX.
Sipas Ministres për Çështje Civile, Ankica Gudaljevic sot gjatë ditës Bosnja do të pranojë edhe 26 mijë e 400 vaksina AstraZeneca.
“Vaksinat që kanë arritur do të shpërndahen tek entitetet dhe në Distriktin Brcko sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të procedurave të doganës. Ne kemi përfunduar dokumentacionin dhe tani dogana duhet të kryejë punën e saj dhe të lëshojë vaksinat nga aeroporti sa më shpejt që është e mundur”, tha ministrja.

















