Bregu: BE-ja shkaktoi shumë frustrime dje në Ballkan

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu do të donte që në këtë ngjarje që po mbahet në Bruksel dhe e cila ka rëndësi të madhe për të dhe këshillin rajonal për bashkëpunim, që ajo e udhëheq, të fliste më me optimizëm.

Por, konkluzionet e një ditë më parë të samitit të liderëve të Be-së me ata të Ballkanit Perëndimor, ia kanë prishur asaj disponimin. Kjo pasi Brukseli nuk i dha vendeve të Ballkanit atë që pritnin. Kosovës iu mohua edhe heqja qafe e vizave.

”Me duhet të them, fatkeqësisht se dita e djeshme ishte nje ditë e mbushur me frustime për Ballkanin Perëndimor. Ishte një ditë e rëndë. Tregimi për liberalizimin e vizave për Kosovës, jo që u shty shumë, por u bë pika më frustruese për Kosovën”, u shpreh ajo.

Bregu bëri këto komente në fillim të prezanimit të edicioneve të Barometrit dhe Securimetrit, sondazheve vjetore të opinionit publik me nga 6 mijë respodentë, të cilat shqyrtojnë perceptimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal, dixhitalizim, punësim, siguri, krim i organizuar, emigrim, radikalizimi online e të tjera.

Sipas saj, 60 përqind e qytetarëve të kësaj pjese të Evropës mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa vjet kjo shifër ishte 62.

Bregu tha se pesimizmi po rritet dhe 1 në 3 të anketuar besojnë se vendi i tyre kurrë nuk do t’i bashkohet Unionit.

Por, nëse do të pyesnim qytetarët tanë sot për mendimin e tyre rreth integrimit në BE, besoj se do të kishim një shifër tjetër për shkak të zhgënjimit që vjen nga “JO”-ja për zgjerimin në BE të rajonit tonë.

Ndër të dhënat tjera të prezantuara është se 1 në 3 qytetarë e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre kurse 67 është përqindja e të rinjve që thonë se po e konsiderojnë mundesinë që të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre.

Të ngjashme