Brendi i ushqimeve Goody’s edhe në Kosovë

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 17:07 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brendi botëror i ushqimeve Goody’s ka ardhur në Kosovë. Pika e parë e Goody’s është hapur në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë pikë janë angazhuar 25 punëtorë, ndërsa menaxheri Enver Gllasovikut paralajmëron se ky numër do të rritet.

“Sot është dita më e lumtur për ne sepse jemi ata të cilët e sollëm një trend i cili mendoj që pritet dhe mirëpritet nga të gjitha moshat e qytetarëve tanë, duke ia filluar nga fëmijët deri tek pleqtë, sepse është një trend që ofron një shumë llojshmëri të ushqimeve”, tha Gllasoviku, për Ekonomia Online.

Sipas tij, konsumatorët kosovarë do të gjejnë këtu kualitet dhe menu të pasur; sepse këtë e garanton dhe brendi i mirënjohur.

Gllasoviku vlerëson se edhe çmimet janë të arsyeshme dhe se janë munduar t’i përshtaten shtresës mesatare të klientëve.

“Janë çmime që në pamjen e parë tingëllojnë pak më të larta se lokalet tjera, por në realitet nuk janë aspak sepse kemi cilësi të ushqimit shumë të mirë. Çmimet fillojnë nga 1-5 euro, është një mesatare e cila nuk është e papërballueshme dhe besoj se do të jenë shumë të arsyeshme për të rinjtë tanë”, tha ai.

Ai tha se së shpejti do të hapin edhe pika të tjera në qytete të ndryshme dhe kështu do të kontribuojnë në punësimin e të rinjve.

“Për fillim i kemi punësuar 25 punëtorë. Numri i të punësuarve tonë shpresojmë se do të rritet shume shpejtë sepse mendojmë se shumë shpejt do të zgjerohemi edhe me pika të tjera në Prishtinë dhe jashtë saj”.

Sipas drejtuesve të Goody’s, ajo çka i bënë të veçantë është certifikimi me certifikatën “Hallall”, duke siguruar të gjithë se ushqimet janë hallall, të sigurta dhe kualitative.

Brendi Goody’s është grek, ka 125 pika vetëm në Greqi dhe ka filluar punën në vitin 1974 në Selanik. Është prezent edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Të ngjashme