Breshka e ngordhur 70 kg ndot plazhin e Durrësit, 5 ditë e palëvizur nga vendi

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ka pesë ditë që një breshkë deti e pajetë po dekompozohet pranë shtëitores Taulantia duke përhapur edhe shqetësim tek shumë banorë të Durrësit që shëtisin aty.

E çuditshme si kjo kafshë deti nuk është terhequr për tu groposur në një vend të caktuar nga punonjësit e  ndërrmarrjes komunale të qytetit duke e lënë aty të dekompozohet në natyrë.

Prej kaq ditësh breshka rreth 70 kg po dekompozohet duke u bërë shkak për përhapje infeksionesh në një prej zonave në të frekuentuara nga të gjithë qytetarët e Durrësit.

Pak metra larg gjenden lodrat e fëmijëve të cilët cdo pasdite argëtohen aty. E gjithë kjo zonë e shëtitores bregdetare është tejet e ndotur. Tonelata me leshterikë kanë pushtuar këtë zonë në shëtitoren bregdetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme