Britania planifikon të rrisë aktivitetin në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Bashkuar ka në plan të rrisë aktivitetin në Ballkanin Perëndimor, sipas një dokumenti të botuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Mbretëria e Bashkuar tha të hënën se mbetet e përkushtuar për të punuar me partnerët dhe aleatët evropianë gjersa është investuar shumë në sigurinë dhe prosperitetin evropian.

Sipas dokumentit, ai planifikon të punojë me ta në ndërtimin e ndikimit dhe bashkëpunimit në të gjithë Evropën, duke luftuar ndikimin keqdashës, duke parandaluar dhe mbrojtur nga kërcënimet, transmeton Telegrafi.

“Ne do të rrisim praninë tonë në rajonin e Detit të Zi, në Veriun e Largët, Balltik dhe Ballkanin Perëndimor (ku do të zbatojmë një iniciativë të re trajnimi rajonal), duke ndërtuar dhe punuar përmes grupeve shumëpalëshe, të tilla si Grupi i Veriut”, lexon një dokumenti i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Përveç kësaj, dokumenti thotë se vizioni për Britaninë e Madhe në 2030 është një Bashkim më i fortë, më i sigurt, më i prosperuar dhe elastik, dhe që të ndodhë kjo, “fuqia e butë dhe e fortë britanike duhet të integrohet më mirë”.

Prandaj bën thirrje për fushata partnere rreth ndërtimit të kapaciteteve, me një qasje të optimizuar për të punuar së bashku me forcat e vendeve të tjera, e cila “kontribuon në sigurinë Euro-Atlantike në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe më gjerë”.

Në të njëjtin dokument me 76 faqe, Rusia është shënuar si një kërcënim dhe thuhet se modernizimi i Forcave të Armatosura Ruse e bën atë vend një lojtar të paparashikueshëm dhe me përvojë në të njëjtën kohë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme