BSh: Thellohet pabarazia në Shqipëri

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 09:28 | Nga

3.7 për qind e depozituesve në bankat shqiptare kanë më shumë se gjysmën e parave. Pabarazia në Shqipëri në fund të vitit 2017-së është thelluar më shumë, sipas raportit të dërguar në Kuvend nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Kjo shifër individësh që kanë para në banka, zotëron një pasuri në nivelin e 5.3 miliardë dollarëve, në kohën që kursimet në banka janë rritur me ritëm të ulët, vetëm 0.8 për qind krahasuar me një vit më parë. Mesatarja shumëvjeçare e shtimit të depozitave në banka është 6.3 për qind.

Në total janë 92 mijë individë që kanë më shumë se gjysmën e pasurisë, ndërsa pjesa tjetër afro 2 milionë e 300 mijë depozitues ndajnë tortën e 3.9 miliardë dollarëve. Gjithsej, vlera e depozitave në sistemin bankar në Shqipëri arriti në 9.2 miliardë dollarë. Në 2016-në, 4 për qind e individëve zotëronin 45 për qind të totalit të depozitave, vlera e të cilave arrinte në 5 miliardë dollarë.

Ndërsa, një studim i Bankës së Shqipërisë konstatoi se normën më të madhe të rritjes së kursimeve e kanë pasur llogaritë e bizneseve, ndërsa 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1 për qind të totalit të llogarive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme