Bujar Gola fiton garën e auto-sllallomit në Gjakovë

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 18:10 | Nga

Fitues i garës së tretë në disiplinën e auto sllallomit në Kampionatin e Kosovës është Bujar Gola, anëtar i Auto Klubit HCR Gjakova.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Gola me veturën e tij Peugeot 106 deri te fitorja (përfshirë të dyja vozitjet) arriti me kohën 01:54.412 minuta, ndërsa shtegu ishte i gjatë 1.1 kilometër.

“Ishte e mirë dhe çdo gjë shkoi ashtu siç ishte paraparë. Pati garues dhe vetura të përgatitura shumë mirë, prandaj nuk kam pritur se do të jem fitues edhe në plasmanin e përgjithshëm. Megjithatë, në garë hyra i qetë, pa presion, isha i kujdesshëm dhe suksesi nuk mungoi. Po ashtu edhe në plasmanin ekipor u renditëm në pozitën e parë”, ka thënë Gola pas garës.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi anëtarit të Prizreni D&G, Kreshnik Mariqit, i cili me Yugon e tij u vonua për 03.851 sekonda në krahasim me fituesin.

Ndërsa, podiumi u plotësua me anëtarin tjetër të HCR Gjakova, Besfort Hana, i cili garoi me Opel Astra dhe për 06.739 sekonda ishte më i ngadalshëm se Gola.

FASK-ja thotë se Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në javën e ardhshme me garën e disiplinës malore që do mbahet në Pousko të Prizrenit.

Rezultatet janë këto:

Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1)

1.Milot Shaqiri (Sakso – Prizreni D&G) 02:09.198

2.Suhejb Vuqiterna (Honda – Rahoveci) +01.834

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Jeton Qerimi (BMW – Gjilani) 02:04.315

2.Foton Ferati (Golf VI – Kaçandolli PRT) +03.265

3.Bashkim Memaj (Honda – Prizreni D&G) +05.684

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)

1.Gramos Binaku (Opel – Gjakova 137) 02:26.576

2.Alteron Sylmeta (BMW – Gjakova 137) +07.728

Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)

1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 01:58.263

2.Enis Bajraktari (Yugo – Kaçandolli PRT) +08.446

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3)

1.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) 01:54.412

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +06.824

3.Alban Berisha (Peugeot – Prizreni D&G) +06.849

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

1.Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) 02:01.151

2.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) +00.057

3.Belkin Fazliu (Renault – Prizreni D&G) +00.987

Plasmani gjeneral:

Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) 01:54.412

Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +03.851

Besfort Hana (Opel Astra – HCR Gjakova) +06.739

Renditja ekipore:

HCR Gjakova 50 pikë

Prizreni D&G 45

Kaçandolli PRT 37.5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme