“Bukën tonë të përditshme falna sot”

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 13:37 | Nga Muharrem Nitaj

E sotmja për të nesërmen jepet vetëm kur mbrohet atdheu, e jo kur i hiqet popullit mundësia për ta shtyer edhe ndoj ditë.

E pakuptueshme është logjike e kundërshtuesve të dhënies së TRUST-t, me arsyetimin se me tërheqjen e një pjese të tij, njerëzit rrezikojnë pleqërinë e tyre. Me këtë justifikim Qeveria po e rrezikon të sotmen e qytetarëve të vet, në emër të së nesërmes së tyre.

Ata që janë në hall, e që nuk janë pak, kur luten thonë, “Bukën tonë të përditshme falna sot”, e jo falna n’mot!

Ju nuk keni të drejtë që në emër të së nesërmes, ta rrezikoni të sotmën e tyre.

Lejoni njerëzit që në këto ditë të liga, t’i tërheqin kursimet e Trustit.

Të ngjashme