Bullgaria e gjen zgjidhjen për samitin e Sofjes, përmes statusit për Kosovën

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 09:46 | Nga

Për shkak të 5 shteteve anëtare të BE-së, pjesëmarrja e Kosovës në samitin e ardhshëm duhet të jetë neutrale ndaj statusit, është bërë e ditur nga zëdhënësja e presidencës bullgare Bullgaria po punon fort që në samitin e Bashkimit Evropian më 17 maj të marrin pjesë të gjithë anëtarët, pasi disa shtete e paralajmëruan mos pjesëmarrjen.

Kjo erdhi pasi në samit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimorë, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Por, 5 anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë, refuzuan të marrin pjesë së bashku me përfaqësuesit e Kosovës, dhe tani presidenca Bullgare është duke negociuar të gjendet një zgjidhje.

Kështu, Samiti pritet të mbahet me prezencën e Kosovës, por duke respektuar ‘neutralitetin’ ndaj statusit, ka bërë të ditur zëdhënësja e presidencës bullgare të BE-së, Genoveva Červenakova.

Spanja, Rumania dhe Qipro ishin kundërshtarët e mëdhenj të përfaqësimit të Kosovës si shtet në samit.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e raportit me Kosovën të anëtarëve që nuk e kanë njohur, dhe me to për këtë çështje po punojmë ngushtë në mënyrë bilaterale dhe rrugë të tjera”, tha Cervenakova.

Mësohet se Bullgaria po bisedon me Madridin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, e po përpiqet të gjejë modalitetet e pjesëmarrjes edhe me autoritetet sllovake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme