Burri në Mirditë e vret gruan aksidentalisht teksa e pastronte armën

Prishtinë | 21 Gus 2022 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Një 61-vjeçar nga Mirdita e ka vrarë aksidentalisht gruan e tij derisa pastronte një armë zjarri.

Policia bën të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar se e ndjera ishte dërguar nga të afërmit e saj për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezull. I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /abcnews.al/

Të ngjashme