Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa djali që ka ndërhyrë dhe e ka sulmuar babain e tij është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 07.12.2024-12:35. Viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe pas kësaj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është përleshur fizikisht me babain e tij. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë.