Bylbyl Sokoli merr drejtimin e FC “Malisheva”, prezantohet nesër

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Pasi FC Malisheva i ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror më 3 janar nën udhëheqjen e trajnerit Sami Sermaxhaj, ky i fundit nuk ka pranuar që të udhëtojë për në Antalia dhe që ta stërvisë edhe më tej skuadrën.

E TV Malisheva ka mësuar nga burimet e saja se FC Malisheva është bërë me trajner të ri, duke ndarë rrugët menjëherë me Sami Sermaxhajn.

TV Malisheva mëson se trajner i ri i ekipit është emëruar Bylbyl Sokoli, me të cilin është nënshkruar sonte kontrata.

Trajneri i ri do të prezantohet qysh nesër në stërvitjet e skuadrës.

Të ngjashme