Bytyçi: Deklaratat e Gashit kundër UÇK-së, përfaqësojnë qëndrimet e Kurtit dhe VV-së

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 14:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gazmend Bytyçi, tha se deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti kundër UÇK-së, përfaqësojnë mendimin dhe diskursin e lidershipit të VV-së.

Këto deklarata sipas tij, tash e sa vite kanë kanë njollosur dhe shpifur ndaj gjithë luftëtarëve të lirisë, raporton Ekonomia Online.

Ish-pjesëtari i UÇK-së tha se deklaratat e Shkëlzen Gashit nuk janë as rast i veçantë, as aksidentale e as rastësore.

“Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqenëse shteti përkujdesej për ta”, ka thënë Bytyçi.

Ai tha se Grupi Parlamentar i PDK-së do të kërkojë që Kuvendi të miratojë shumë shpejt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë”, tha Bytyçi.

Deklarata e plotë e deputetit Gazmend Bytyçi:

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës Jam këtu sot në këtë konferencë për shtyp të organizuar nga Partia Demokratike, jo vetëm si deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës por edhe si njëri nga ushtarët e UÇK-së. Me shqetësim kemi ndjekur gjuhën e ulët dhe pretendimet skandaloze të këshilltarit politik të kryeministrit në ikje Albin Kurtit.

Deklarata e djeshme e bashkëpunëtorit të Kurtit, Shkëlzen Gashi, synonte të përbalte të gjitha figurave politike kundërshtare dhe të manipulonte historinë. Me fjalet e tij ai sulmoi pjesën më të shenjtë kombit, pra Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk është rastësi glorifikimi i Dick Marty-t, dhe akuzat e rënda ndaj UÇK-së të bëra prej Gashit nga dje kanë zënë faqet e para të mediave serbe. Kjo është pjesë tendencave të Beogradit për të fshehur gjenocidin që ka bërë në Kosovë dhe për të barazuar në syte e botës xhelatin me viktimën. Ne besojmë, se deklarata e Gashit nuk është as rast i veçantë aksidental e as rastësor.

Deri sa nuk kemi distancime nga kjo deklaratw, besojm se qëndrimet e tij janë pjesë përbërëse themelore e bindjeve të lidershipit të Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjëtë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqënëse shteti përkujdesej për ta.

Ne dëgjuam deklaratën e nënkryetares së Vetëvendosjes Kollçakut që bënte zëdhënëse e mediave dashakeqe serbe duke i konsideruar kriminelë lufte luftëtarët e UÇK-së. Po ashtu dëgjuam deputeten dhe anëtaren e kryesisë Fitore Pacollin që nëpërkëmbte nënën e dy heronjve Haradinaj. Për më tepër kemi dëgjuar deklarata të zyrtarëve të lartë të kësaj partie që përputhen me interesat anti-Kosovë të Beogradit. Të tilla qenë shpallja e ndarjes së veriut nga zv/kryeministri Abazi. Q

ë propozimi i ministrit Reka për të përmbushur aspiratës shekullore të Serbisë për të pasur një korridor që ofron dalje në Durrës. Që pranimi nga ministri Vitia i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të qindëra zyrtarëve të Serbisë si dhe pranimi i lëmoshës prej 1000 teste. Dje, në Këshill të Sigurimit, ish-zëdhënësi i Millosheviçit, Ivica Daçiç lavdëronte humanizmin e Serbisë me dhënien e testeve.

Ndërsa në të njëjtën ditë këshilltari i Kurtit lavdëronte Dick Marty-n dhe njolloste luftën çlirimtare të shqiptarëve. Kjo qeveri e shkarkuar, nga njëra anë ia ka dalë të rikthejë një pjesë të Kosovës nën kontrollin e Serbisë duke lejuar fuqizimin e strukturave paralele dhe shtrirjen atje të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga Beogradi.

Ndërsa nga ana tjetër i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik duke orkestruar fushata linçimi për përfaqësit më të lartë amerikanë e duke bërë madje që ky shtet mik të vendosi sanksione ndaj popullit më pro-amerikan në botë. Në të tilla rrethana Partia Demokratike e Kosovës do të rikthejë menjëherë projekt-ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Projektligj ky që nuk mundëm ta miratonim si pasojë e ndërprerjes së parakohshme e të paparashikuar të legjislaturës parlamentare.

Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë.

Me anën e kësaj nisme ne do mund të nderojmë sakrificën, përpjekjen dhe kontributin e çmuar, të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme