Bytyqi: Kuizi i diturisë “1, 2, 3 fillo..” u jep motiv nxënësve dhe mësimdhënësve për arritje të reja

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 15:41 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në finalen e kuizit “1, 2, 3..fillo”.

Ky kuiz organizohet për testimin e njohurive të nxënësve filloristë të Kosovës.

Ministri Bytyqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se ky kuiz në formë gare ndihmon në ngritjen e cilësisë në arsim.

Ky është postimi i plotë i ministrit në Facebook:

“Ishte kënaqësi të gjendesha mes nxënësve të tri shkollave garuese në finalen e kuizit “1,2,3,…fillo”, garë e cila bazohet në njohuritë e fituara në shkollë gjatë nëntë viteve nga planprogramet mësimore”.

“Ky kuiz është një mënyrë e mirë e krijimit të frymës garuese, sepse ndihmon në ngritjen e cilësisë në arsim, u jep motiv nxënësve dhe mësimdhënësve për arritje të reja në shkollën e tyre dhe zbulon talentë të rinj”.

“Nxënësit e tri shkollave pjesëmarrëse në finale “Ismail Qemali”, Prishtinë, “Sadulla Brestovci”, Gjilan dhe “7 Marsi”, Prishtinë, treguan sot njohuritë, shkathtësitë dhe talentin e tyre në “1,2,3,…fillo”.

“Uroj që këta finalistë dhe shkolla fituese e kuizit “Sadulla Brestovci” nga Gjilani, të synojnë edhe gara të tjera, madje edhe gara ndërkombëtare, sepse për nga njohuritë dhe shkathtësitë që kanë, nuk i dallon asgjë nga bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme