Bytyqi takohet me Llukën dhe akterë tjerë, diskutojnë për mungesën e kuadrove në energji

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, rektorin e Universitetit të Prishtinës, dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe u.d. drejtorin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, janë takuar për të diskutuar për mungesën e kuadrove në fushën e energjetikës dhe gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme, brenda një periudhe afatmesme.

“Me këtë rast shpreha gatishmërinë time për të ndërmarrë veprime të cilat do të rezultonin me gjetjen e një zgjidhjeje, qoftë përmes përkrahjes për studentët të cilët zgjedhin për të studiuar në njërin nga drejtimet e këtij fakulteti, shpalljen e këtij drejtimi si fushë të interesit të veçantë apo këmbimin e kuadrove nga vendet e rajonit. E mirëprita lajmin se në fushën e energjetikës do të ketë investime të mëdha, të cilat edhe shtojnë nevojën e përgatitjeve të kuadrove të reja në këtë drejtim, ku dhe duhet të zhvillohen politika të reja arsimore, duke bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë Kosovare të Akreditimit dhe universitetet”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

https://www.facebook.com/ShyqiriBytyqiOfficial/photos/a.232164017117169/840755519591346/?type=3&theater

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme