Bytyqi thotë se bordi i ri i AKA-s përbëhet nga njerëzit që janë jashtë politikës

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 16:43 | Nga Donika Osmani

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për përjashtmin e AKA-së nga EQAR-i, ministri Bytyqi, tha se lista e anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim është më e mira e mundshme dhe me persona apolitik, raporton Ekonomia Online.

“Ajo se çka mund të iu them sot, është se ne kemi bërë përzgjedhjen e listës sipas ligjit për arsimin e lartë. Ministria ka kërkuar që personat që duhet të propozohen në këtë listë të jenë apolitik. Nuk dua ta mbroj këtë listë sepse ne kemi kërkuar transparencë sepse nuk kemi asnjë lidhje emocionale me këtë listë. Nuk them që është lista më e qëlluar e propozuara, por jemi munduar që lista të mos jetë publike. Dhe ju që keni lexuar listën ma thuani se ky person është person që mban post politik unë do të jap përgjigjje. Por kemi një listë qe përmban emra profesional , njerëz kredil dhe jo njerëz politik. Kushdo që do të jap kontribut në verifikimin e kësaj liste ne jemi të hapur”, tha Bytyqi.

Të ngjashme