“Çabrati” morri çmimin vetëm në letër, por jo 150 mijë eurot e ndara

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Në janar të këtij viti Ndërmarrja “Çabrati” në Gjakovë ka pranuar çmimin prej 150 mijë euro, si fituese në kuadër në kuadër të garës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se nëntë muaj, deri më tash parat e ndara nuk janë bartë në llogari të kësaj ndërmarrje.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Berat Hadri, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ky aksion i mbështetur nga Qeveria e Kosovës më shumë është bërë “për çështje mediale duke gënjyer Ndërmarrjet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Statusi i plotë i tij.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës,

Në Janar të këtij viti K.R.M. “Çabrati” sh.a., ka pranuar çmimin prej 150,000 Euro, i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të garës “Ta pastrojmë Kosovën” ku jemi shpallur ndër katër qytetet më të pastërta.

Ju njoftoj që përkundër faktit që jemi shpallur fitues të kësaj gare, Ndërmarrja deri më tani nuk ka pranuar asnjë cent nga kjo vlerë e fituar.

Kjo moto e mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës duket se është bërë vetëm për çështje mediale duke gënjyer Ndërmarrjet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kërkoj publikisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që të na njoftojë në lidhje me veprimet e ndërmarra për ndarjen e këtyre mjeteve financiare të fituara përmes garës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme