Cakaj: Kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese e SEECP

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot në New York e ka filluar ditën me takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ai ka thënë se sot ishte një kënaqësi e posaçme për ta parë Kosovën si kryesuese të këtij procesi, njofton Klan Kosova.

“Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritete kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën”.

“Këto prioritete përputhen tërësisht me nevojat reale për zhvillimin e rajonit në përgjithësi dhe përmirësimin e atmosferës shoqërore brenda tij. Po ashtu, kryesia e Republikës së Kosovës kësaj rradhe shquhet edhe për faktin se bashkëpunimin në këto tre shtylla e koncepton në kuadër të procesit të integrimit evropian për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“Me një fjalë, përveç vlerës së posaçme që ofron Republika e Kosovës si kryesuese e SEECP, ajo po dëshmon fuqimisht kapacitetin e saj të veprimit rajonal dhe besueshmërinë e saj ndërkombëtare në përgjithësi”.

“Shqipëria e ndërton politikën e saj rajonale mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit frytdhënës. Në këtë kuptim, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të pakursyer edhe në kuadër të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të diplomatit Cakaj në Facebook.

Sot në Nju Jork e çelëm ditën me takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e…

Gepostet von Gent Cakaj am Mittwoch, 25. September 2019

Të ngjashme