Cana: Kosova duhet të përfaqësohet me lojtarë joelitarë

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 19:24 | Nga

Lorik Cana, luftarak në fushë, patriot i madh jashtë saj, kapiteni i dashur i kuqezinjve, nuk mund të ikë nga kombëtarja pa sqaruar me detaje arsyet që e bënë të tërhiqej pas 13 vitesh.

Krahas statusit të lamtumirës, Cana do t’i tregojë të gjitha arsyet dhe planet për të ardhmen sot një intervistë për News24.

“Në 14 vite s’kam pas asnjëherë pushim. Nuk preferoj të rri në një vend dhe të mos luaj. Po i jap kohën trupit tim që të rikuperohem”, ka thënë ai.

Cana jep mendimin e tij edhe për ikjen e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë tek ajo e Kosovës, dhe preferencat e tij për kombëtaren shqiptare.

“Kam mbështet sportin në Kosovë, kam dashur të thyhet heshtja e izolimit të sportit në Kosovë. Njohja e tij është gjëja më fantastike. Kam qenë i mendimit se elita të rrijë te Kombëtarja, përfaqësuesja e Kosovës të përfaqësohet me futbollistë jo kaq elitarë”.

Futbollisti shprehu keqardhjen për disa publikime në media, që flisnin për dëmtimet e tij.

“Është vendim personal, mund të kuptohet se në kaq shumë vite futboll, mund të kesh probleme të ndryshme. Disa njerëz e shfrytëzojnë këtë duke mos menduar pasojat për një njeri”.

Për të gjithë ata që një ditë duan ta shohin ndoshta si trajner të Kombëtares, Cana e lë të hapur mundësinë. Ai thotë se do të jetë i angazhuar jashtë, ose brenda fushës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme