Certifikohen disa të rinj në fushën e Inovacionit dhe Teknologjisë Globale

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Trailblazer Community Kosova dhe Leadership Development Association Balkan kanë mbajtur konferencën amerikane “DREAMin Kosovo 2022”, e cila na trajtuar temat e Inovacionit dhe të Teknologjisë Globale.

“Kosovo Dreamin” është një konferencë e drejtuar nga komuniteti “Trailblazer” i cili është krijuar për të sjellë edukim, trajnim dhe mundësi të zhvillimit për të rinjtë në Ballkan.

Vizioni i tyre, u tha se është që si komunitet t’i fuqizojnë të rinjtë e Ballkanit në programet e Salesforce duke u munduar të ofrojnë bashkëpunimin përmes arsimit, rrjeteve që i kanë dhe ndarjes së njohurive për të përmirësuar më shumë fuqinë punëtore dhe profesionale në vendin tonë.

Në fund të gjithë pjesëmarrësit janë certifikuar nga organizatorët me certifikata.

Të ngjashme