Çështja Tahiri: Prokuroria sekuestron librin e takimeve të ish-ministrit

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 13:30 | Nga

Mësohet se prokurorët e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017 të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë, shkruan Top Channel.

Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit Florian Habilaj, i njohur ndryshe edhe si “Lolo”, i cili është kapur duke thënë se do shkojë në Tiranë të takojë shefin e madh.

Gjithashtu në funksion të këtyre hetimeve u janë kërkuar të gjithave kompanive celulare, që të dorëzojnë sa më shpejtë pranë grupit hetimor komunikimet telefonike të ish-ministrit të Brendshëm dhe të tre vëllezërve Habilaj si edhe qelizat e telefonave të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme