Talenti i Kombëtares shqiptare, Milot Rashica, po monitorohet në Angli dhe nuk do të ishte çudi që ta shohim në Premier League së shpejti.
Chelsea është ekipi që po shfaq më shumë interes për të në merkato.
Mesfushori i talentuar shqiptar, do të ketë mundësinë që këtë sezon të vëzhgohet nga trajneri Antonio Conte. Futbollisti shqiptar është pjesë e Vitesses në Holandë, një klub në të cilin Chelsea huazon shumë lojtarë të akademisë së vet në mënyrë që të luajnë rregullisht.
Andy Myers është një prej ekspertëve të zbulimit të talenteve ku po studion me shumë interes Milot Rashicën.
Chelsea nuk është i vetmi ekip që kërkon Rashicën pasi më parë Napoli ka shfaqur një interesim për të marrë shërbimet e mesfushorit 20-vjeçar.