Chelsea prioritet vazhdimin e kontratave të Hazard dhe Courtois

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 12:38 | Nga

Vazhdimi i Eden Hazard është prioritet për klubin e Chelseat, ndërsa po kërkohet mundësi që të gjendet edhe një marrëveshje e re për Thibaut Courtois.

Hazard ka treguar njërën prej perfomacave më të mira me fanellën e Chelseat kundër Atletico Madridit dhe Goal.com mëson se klubi i ka ofruar kontratë të re.

Belgu që paguhet 200,000 funte në javë, pritet të rritë pagën e tij në 300,000 funte.

Ndërsa sa i përket Courtois që ka pagë 120,000 funte, për të do të ketë rritje në 200,000 funte në javë.

Courtois kishte folur për rinovimin e tij në media dhe pas kësaj kishte një intereim nga Real Madridi.

Kontrata e lojtarëve pritet të zgjatën edhe për disa vite.

Drejtorja e Chelseat, Marina Granovskaia, është duke punuar shumë për kontratat e reja të lojtarëve në ekipin e parë.

Hazard dhe Courtois të dy janë në detyra me kombëtare belge për ndeshjen me Bosnjën dhe Herzegovinën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme