Çifti turk arrestohet në aeroportin e Rinasit

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 15:05 | Nga

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar sot një çift të rinjsh të fejuar nga Turqia. Ozan I.- 21 vjeçare dhe Elif I. 18-vjeçare, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Policia tha se ata u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Shtetasit e mësipërm janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara; ata do të udhëtonin në drejtim të Londrës.

Ozan dhe Elif kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dosja e tyre i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./syri.net

Të ngjashme