Cilat janë rreziqet që vijnë nga impiantet e silikonit?

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Impiantet e silikonit rrisin rrezikun tek gratë për artit, vdekje të foshnjës menjëherë pas lindjes si dhe kancer të lëkurës.

Në një studim të realizuar së fundmi hulumtuesit kanë gjetur se gratë pasi kishin përfunduar procedurat kozmetike kishin rrezikshmëri për 4.5 fish më të lartë që të përjetojnë vdekjen e foshnjës menjëherë pas lindjes.

Veç kësaj në studim thuhet se rritje të rrezikut për katër herë më të lartë ka edhe tek gjasat për kancer të lëkurës.

Krahasuar me impiantet që përmbajnë tretje kripe, gratë që kanë impiante të silikonit gjithashtu kanë gjasa për dy herë më të larta për komplikime gjatë operacionit.

Ekipi hulumtues nga MD Anderson Cancer Center në Houston, kanë deklaruar se ky studim është më i madhi i realizuar në lidhje me impiantet e silikonit.

Ata kanë thënë se është e rëndësishme që gratë të bëjnë zgjedhje të sigurt sa i përket impianteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme