Cili është roli i pyjeve të Amazonës në ndryshimet klimatike?

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Zjarret në të gjithë Amazonën braziliane kanë shkaktuar një protestë ndërkombëtare.

Ja një vështrim mbi rolin që ka Amazona në rregullimin e klimës së botës:

A është në rrezik furnizimi i botës me oksigjen?

Jo. Zakonisht thuhet se Amazona prodhon 20 për qind të oksigjenit në botë, shkencëtarët thonë se shifra është e gabuar dhe se furnizimi me oksigjen nuk është në rrezik të drejtpërdrejt në asnjë rast. Kjo, sepse pyjet, përfshirë Amazonën, thithin përafërsisht të njëjtën sasi oksigjeni që prodhojnë. Bimët prodhojnë oksigjen përmes fotosintezës (shndërrimi i energjisë së dritës diellore në energji kimike nga organizmat e gjalla), por ato gjithashtu e thithin atë për t’u rritur, sikurse kafshët dhe mikrobet.Por, kjo nuk do të thotë se zjarret nuk janë problem për planetin. Amazona është një absorbues i rëndësishëm i dioksidit të karbonit, një gaz serë që prodhohet nga djegia e karburanteve, siç janë nafta dhe qymyri.Shkrimin e plotë e gjeni në REL.

Të ngjashme