COPE: Reali i ka ofruar Ronaldos 25 milionë plus bonuse

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:52 | Nga

Sipas gazetarit Manolo Lama të El Partidazo, Ronaldo mund të fitojë në maksimum 32.5 milionë euro me kontratën e re, sërish shumë larg Neymarit e Messit.

Real Madridi i ka bërë një ofertë Cristiano Ronaldos për të rinovuar kontratën me përmirësime të vogla ekonomike, për çka edhe është krijuar e gjithë tollovia mes dy palëve. Sipas gazetarit, Manolo Lama të El Partidazo (COPE), CR7 me kontratën e re mund të fitojë në maksimum 32.5 milionë euro.

Rroga fikse e CR7 pritet të jetë 25 milionë dhe 7.5 të tjera bonuse: 2 për fitimin e Champions League, 1.5 për Ligën, 1 milion për Kupën, 1 për çmimin The Best, 1 për Topin e Artë, 0.5 për Pichichi dhe 0.5 për ndeshjet e luajtura. Por, prapë se prapë, Ronaldo do të jetë shumë pas Messit dhe Neymarit, që fitojnë afër 50 milionë, respektivisht 37 milionë.

Manolo Lama gjithashtu shpjegoi se situata “është shumë e komplikuar, por jo e pakthyeshme” dhe se “ata besojnë se Ronaldo bëri një gabim duke thënë atë që tha në Kiev, por ia atribuojnë atë karakterit të tij”.

Ronaldo është pjesë e Realit që nga viti 2009, kur u transferua atë kohë nga Manchester United për shumën rekord, 96 milionë euro.

Ai për nëntë sezone, ka bërë 438 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Los Blancos, duke shënuar 450 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme