Ekonomia Online
FUNDIT

Çorbë, eksperiment, apo kryekëput paaftësi?

Çorbë, eksperiment, apo kryekëput paaftësi?

Një herë e mbështetëm Gjykatën Komerciale, si gjykatë e profilizuar për zgjidhjen e kontesteve të bizneseve. Tani, në kuadër të themelimit të Gjykatës së re Administrative, Qeveria insiston në RITRANSFERIMIN e lëndëve të natyrës administrative të bizneseve, NGA Gjykata Komerciale te Gjykata Administrative. Atëherë PSE i transferuat herën e parë nga Departamenti Administrativ në Gjykatë […]

Një herë e mbështetëm Gjykatën Komerciale, si gjykatë e profilizuar për zgjidhjen e kontesteve të bizneseve.

Tani, në kuadër të themelimit të Gjykatës së re Administrative, Qeveria insiston në RITRANSFERIMIN e lëndëve të natyrës administrative të bizneseve, NGA Gjykata Komerciale te Gjykata Administrative.

Atëherë PSE i transferuat herën e parë nga Departamenti Administrativ në Gjykatë Komerciale?

Të kesh kuptim kaq të mangët të kompleksitetit gjyqësor; Të jesh kaq joserioz në transferime e ritransferime të kompetencave të gjykatave duke e ditur ndjeshmërinë kohore, teknike e sidomos përmbajtësore, të bën gjithçka përveç të aftë të qeverisësh.

Ky nuk është nivel praktikantësh. Kam parë e takuar praktikantë fantastik që reformat në drejtësi e ndjeshmërinë që kanë, i kuptojnë njëqind herë më mirë se kaq.

Të ngjashme