Daçiq: NATO të përgatis doracak se kush mund të hyjë në veri

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se “asnjë formacion i armatosur i shqiptarëve “nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR-it.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë me NATO-n duhet të shndërrohet në një doracak që duhet respektuar nga të gjithë në terren.

Me rastin e deklaratës së përfaqësuesve të KFOR-it se Rosu mund të shkojnë në veri të Kosovës pa leje, Daçiq tha se ata interpretuan se Rosu nuk janë pjesë e forcave të armatosura por forca policore, por këto sipas tij janë, interpretime individuale.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso ka thënë dje për mediat serbe se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s.

Ai ka shtuar se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme