Daja vrau aksidentalisht me pushkë nipin 12-vjeçar

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 20:55 | Nga

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në Grabanicë të Klinës.

Një 12-vjeçar është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga daja i tij i cili ishte edhe moshatar. Por se si erdhi deri te ngjarja e kobshme mësoni nga rrëfimet e familjarëve të viktimës për Klan Kosova.

Nipi i familjes Baleci nga Grabanica e Klinës, 12-vjeçari, Detjon Gashi nga Berliqi i Deçanit, gjeti vdekjen teksa u kishte shkuar për vizitë.

Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga daja i tij bashkëmoshatarë, teksa kishin dalë së bashku për shëtitje me një armë gjahu.

Viktima menjëherë është dërguar në emergjencën e Klinës, mirëpo aty u konstatua se nuk kishte shenja jete.

Gjyshi i viktimës thotë se arma ishte e tij dhe se nipërit ia morën pa dijeninë e tij.

I ndjeri së bashku me nënën kishin ardhur për tu përshëndetur pasi që do të udhëtonin drejt Gjermanisë për pak ditë.

Të ngjashme