Dalibor Jevtiq: Serbët duhet të largohen nga institucionet e Kosovës

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, beson se serbët duhet të largohen nga institucionet në Kosovë, sepse sipas tij populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj dhunës institucionale dhe shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.

“Situata është dramatike, ne jemi nën presion. Vendimet e autoriteteve janë aq të rrezikshme sa që rrezikojnë të drejtat tona njerëzore. Jemi të kriminalizuar, jemi të rrezikuar institucionalisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, tha Jevtiq për RTS, duke kujtuar arrestimet e serbëve për korrupsion dhe inkursione të supozuara në shtëpitë e tyre.

Ai shtoi se politikanët serbë në krahinë nuk duan të marrin pjesë në dhunën institucionale kundër serbëve.

Të ngjashme