Dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 24-vjeçarja

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Vetura me të cilin po udhëtonte 24-vjeçarja Rea Raka, e cila humbi tragjikisht jetën të martën, u përplas në murin mbrojtës të një nënkalimi në fshatin Komoran, tregojnë pamje të publikuara nga kamerat e sigurisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë.

Tre persona të tjerë, të cilët po udhëtonin me 24-vjeçaren, pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, ndonëse nuk tregojnë qartësisht momentin e aksidentit, japin detaje për lëvizjet e automjetit deri te përplasja. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura godet murin mbrojtës të nënkalimit.

Pamjet mund t’i shihni në KËTU.

Të ngjashme