Dalin pamjet e vetëaksidentit të rëndë në Brezovicë

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Para pak minutave në Brezovicë një veturë është vetaksidentuar, si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona.

Zëdhënës i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Agim Gashi, tha se të lënduarit aktualisht janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces.

“Para 20 minutave, një veturë e tipit “Jeep” është vetaksidentuar, kështu ka dalë nga rruga”.

“Të lënduar janë dy persona dhe për momentin janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces”, tha Gashi.

Të ngjashme