Dardan Molliqaj: Vjosa Osmani është e pafuqishme

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit tonë të fitores.

“Vjosa Osmani, anipse është personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, është shumë e pafuqishme. Në radhë të parë, nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota. Pra, përderisa Vjosa do të jetë vetëm figurë për elektoratin, vendimet do të vazhdojnë të mirren nga “të fortit” e LDK-së”, ka shkruar ai në Facebook.

“Në radhë të dytë, duke pasur parasysh negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike, e dëshmuar kjo nga Kryeministri Haradinaj, Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe. Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin në negociata me Serbinë”.

Sipas tij Albin Kurti ka dalë nga loja me vendimin e LDK-së për ta nominuar Osmanin.

“Iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta bërë kryeminstër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike. Në fund, siç edhe dihej, LDK-ja e përbuzi dhe nuk e pranuan si kandidat”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme